Futboll
Chelsea me transferim të ri, vjen portieri Begoviç
13.07.2015 16:40
Ekipi i Chelseat, përmes ueb faqes zyrtare, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka kumtuar që ka arritur të transferoj portierin e Stoukut, Asmir Begoviç...

Gardiani boshnjak, është përforcimi i dytë për sivjet I të kaltërve nga Londra, pasi fillimisht kishin marr në formë huazimi nga Monakoja, Radamel Falkaon.
Begoviç, për një vend në formacionin e parë të Chelseat, do të ketë për rival, të padiskutueshmin, Tibo Kurtoa, derisa është vendosur që të mbaj fanellën me numër “një”, të cilën deri sezonin e shkuar e mbante Petr Çeh, që para disa javësh u largua në drejtim të Arsenalit.
“Jam shumë I lumtur që do ti bashkangjitem Chelseat. Kisha një bisedë me trajnerin, pas të cilës vendosa që të jam pjesë e kësaj skuadre. Me padurim e pres ditën e mërkurë, kur do ti bashkangjitem ekipit, në përgatitjet për sezonin e ri”, është shprehur Begoviç.
Ndryshe ai, në Stouk arriti gjatë vitit 2010 dhe te kjo skuadër luajti në 172 ndeshje, ndërsa disa herë e kishte fituar edhe shpërblimin e portierit më të mirë.
Për përfaqësuesen e Bosnje e Hercegovinës, ka zhvilluar gjithsej 41 ndeshje. / Mustafa Ademi
