Futboll

Scheiderlin transferimi i ri i Manchester United

13.07.2015 16:49

Morgan Scheiderlin edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e tij në Old Trafford nga Southampton...

Skuadra e Manchester United ka qenë mjaft aktive me transferimet para udhëtimit të tyre në SHBA dhe pasi prezantuan blerjen e Schëeinsteiger, nuk vonoi shumë bënë dhe prezantuan edhe francezin Morgan Schneiderlin, të cilin e kanë transferuar nga Southamptoni për një shumë prej 25 milionë paunte britanike.
 
“Manchester United është i kënaqur që të njoftojë se Morgan Schneiderlin ka përfunduar transferimin e tij nga Southamptoni. Morgan ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me mundësi për zgjatjen edhe për një vit”, thuhet në ueb faqen e klubit anglez.
 
Schneiderlin ka bërë 253 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për Southamptonin.