Botë

Tajfuni Can Hom godet Kinën, evakuohen 865 mijë njerëz

13.07.2015 17:04

Më shumë se 865 mijë njerëz janë evakuuar në provincën lindore kineze, Zexhijang, në pritje të tajfunit “Çan Hom”, i cili shkaktoji rrëshqitje të tokës pranë Shangait...

Tajfuni përmban erë me shpejtësi prej 173 kilometra në orë dhe është më i madhi që e ka goditur Kinën që nga viti 1949.

Ky tajfun solli shira të rrëmbyeshëm në Shangai dhe në krahinat lindore të Anhuim dhe Fuxhijan Xhiançu.

Autoritetet e Zexhijang i kthyen 29 mijë anije të peshkimit në portet dhe raportuan se valët që i shkaktoi ky tajfun janë me lartësi mbi dhjetë metra.                           

FARIJE DAUTI-BAKIJU