Maqedoni
Izairi: 32 milion euro për mbylljen e deponive të egra
13.07.2015 17:38
Mbyllja e deponive jostandarde në rajonin planifikues lindor dhe verilindor të Republikës së Maqedonisë...

“Mbyllja e deponive jostandarde në rajonin planifikues lindor dhe verilindor të Republikës së Maqedonisë” ishte temë e takimit të sotëm të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairit, të mbajtur në Kumanovë, në të cilin morën pjesë shumë kryetarë komunash të këtij rajoni.
Ndryshe, realizimi i këtij projekti kushton 32 milion euro, nga të cilat 15 për qind janë nga buxheti i shtetit, kurse 85 për qind janë mjete nga IPA fondet.
Mbyllja e deponive jostandarde, apo të egra, pritet të përfundojë deri në vitin 2020.
NEXHAT AQIFI
