Maqedoni

MPB shkatërron 593 copë armë dhe 1200 kg drogë

13.07.2015 18:36

Në furrat e Kombinatit “Jugohrom” në Jegunovc janë shkatërruar 593 copë armë të llojeve të ndryshme dhe rreth 1200 kg drogë me rastin e Ditës Botërore...

Në furrat e Kombinatit “Jugohrom” në Jegunovc janë shkatërruar 593 copë armë të llojeve të ndryshme dhe rreth 1200 kg drogë me rastin e Ditës Botërore të Luftës Kundër Armëve të Vogla dhe të Lehta, e marrë në procedurat të cilat veç më kanë përfunduar më aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor.
 
“Realizuam aksion për shkatërrimin e një sasie të caktuar të armëve, e cila gjatë periudhës së kaluar është konfiskuar në kuadër të hetimeve tona. Kemi 103 pushka, 397 pistoleta, 58 pushka automatike dhe 13 mitrolozë. Këtë rast e shfrytëzuam edhe për shkatërrimin e një sasie të caktuar të drogës. U shkatërrua afër 1200 kg drogë, kryesisht marihuanë, heroinë dhe lloje të tjera të drogave”- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
 
 Sipas kryetares së Komisionit për Shkatërrimin e Armëve dhe Drogës, Azime Ademit, edhe në aktivitetet e sivjetme të shkatërrimit të armës së konfiskuar janë respektuar të gjitha protokollet sipas ligjit. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI