Maqedoni
U asfaltuan 800 metra katrorë të rrugës “Mendeleeva”
13.07.2015 20:15
Ka përfunduar asfaltimi prej 800 m2 i rrugës “Mendeleeva”, ndërsa në periudhën në vazhdim do të asfaltohet edhe pjesa e mbetur me sipërfaqe prej 50m2...

Në rrugën në fjalë është bërë edhe rekonstruimi i rrjetit të ujit të pijshëm, si dhe janë kyçur objektet individuale me rrjetin e ri.
Në po të njëjtën rrugë janë zëvendësuar anësorët e vjetër me anësor të rinj me gjatësi prej 300m. Ky projekt u finansua nga Buxheti i Komunës së Çairit./mia
