Maqedoni
Çairi furnizohet me 34 kontenjerë plastik
13.07.2015 21:33
Hapi i radhës i ndërmarrë nga Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP "Higjiena Komunale"...

Hapi i radhës i ndërmarrë nga Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP "Higjiena Komunale", në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale në Komunën e Çairit, sa i përket mjedisit jetësor është vendosja e 34 koshave të plehrave (kontenjerëve) në disa lokacione të Komunës së Çairit.
Kontejnerët e vjetër prej metali, siç thuhet në kumtesën e komunës së Çairit janë zëvendësuar me kontenjerë plastik të cilët janë modern, ekologjik dhe i plotësojnë standardet europiane.
Ditëve në vijim pritet që aksioni për mirëmbajtjen e pastërtisë në Çair të vazhdojë edhe me mekanizma tjerë, me qëllim të mbrojtjes nga ndotja me mbeturina të mjedisit urban dhe mbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm për banorët e Komunës së Çairit./mia
