Botë

Sindikata e nëpunësve shtetërore në Greqi ka thirrur në grevë 24-orëshe të mërkurën

13.07.2015 22:01

Sindikata e nëpunësve shtetërorë në Greqi, Adedi bëri thirrje sot në grevë 24-orëshe të mërkurën, kur pritet Parlamenti në Athinë t'i votojë masat e reja të kursimit...

Sindikata e nëpunësve shtetërorë në Greqi, Adedi bëri thirrje sot në grevë 24-orëshe të mërkurën, kur pritet Parlamenti në Athinë t'i votojë masat e reja të kursimit, për të cilat është arritur marrëveshje në Bruksel.

Huaja e re eventuale trevjeçare për Greqinë është detyruar me miratim të këtyre masave.

"Bëjmë thirrje në grevë 24-orëshe gjatë votimit të marrëveshjes antipopullore dhe protestave në orën 19 sipas orës lokale në sheshin Sintagma në Athinë", thuhet në komunikatën e Adedit.

Kjo do të jetë greva e parë nga ardhja në pushtet e SYRIZA-s në janar të këtij viti./mia