Han sot në Shkup takon liderët politik
14.07.2015 12:18
Pas vizitës së djeshme të ndihmëssekretares amerikane të shtetit, Nuland, sot në Shkup po qëndron eurokomisari, Johanes Han...

Pas vizitës së djeshme të ndihmëssekretares amerikane të shtetit, Nuland, sot në Shkup po qëndron eurokomisari, Johanes Han, për t’u takuar me liderët e katër partive më të mëdha politike.
Han deri më tani është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, dhe atë të PDSh-së, Menduh Thaçin, ndërsa në çdo çast pritet takimi i përbashkët i Hanit me katër liderët: Gruevskin, Zaevin, Ahmetin dhe Thaçin.
