Maqedoni
Në përdorim biletat elektronike të autobusëve, nuk përjashtohet mundësia të rritet çmimi i biletave
14.07.2015 15:47
Nga 1 gushti fillon prova e parë e sistemit të ri të pagesës elektronike në autobusët e Ndërmarrjes Publike të Transportit...

Të gjithë qytetarët deri në vitin e ardhshëm do të duhet të jenë të përgatitur për këtë risi të pagesës elektronike.
Do të ekzistojnë 2 lloje të kartelave smart. Njëra kartelë do të jetë kartela e personalizuar, ku do të jetë me fotografi dhe me të dhënat e pasagjerit, do të jetë në një farë mënyre si kartelë mujorëshe, kurse e dyta është kartelë e thjeshtë, të cilën do të mund ta përdorë çdo njeri.
Krahas këtij sistemi vendoset edhe sistemi për ndjekje elektronike të autobusëve në kohë reale, e cila së bashku me sistemin e pagesës elektronike të biletave do të përmirësojë kushtet për udhëtim.
“Kartelat personale është paraparë të kushtojnë 200 denarë, përderisa kartelat e tjera të thjeshta të kushtojnë 150 denarë. Këto janë kartela me afat të përdorimit prej 10 vitesh dhe kjo është shpenzim i njëtrajtshëm për përpunimin e të njëjtave”- tha drejtori i NPQ-së, Igor Janushev.
Në shtator, sistemin elektronik të biletave do ta përdorin nxënësit, studentët dhe pensionistët.
Barazia e konkurrencës ndërmjet autobusëve privatë dhe të NPQ-së do të arrihet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, prej kur transportuesit privatë do të duhet të fillojnë me zbatimin e sistemit të ri.
Nuk përjashtohet mundësia deri në fund të vitit të rriten çmimet e biletave.
“Në këtë periudhë biletat e autobusëve do të jenë me çmime të vjetra, por nuk përjashtohet mundësia çmimi i biletave të rritet në vjeshtë. Është paraparë nga muaji tetor-nëntor Qytetit i Shkupit t’i propozojë Këshillit të Qytetit të vendosen çmimet e reja, por kjo gjë do të varet nga analizat paraprake”- theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Sistemi për pagesë elektronike në autobusët e transportit publik financohet nga Qyteti i Shkupit dhe i njëjti kap vlerën prej 3 milion eurosh.
Nëpër të gjithë autobusët në kryeqytet është paraparë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të vendosen dispaleja informuese në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht, ku qytetarët do të mund të informohen për stacionet që vijojnë gjatë udhëtimit.
REXHEP QAMILI
