Arrihet marrëveshje për programin bërthamor iranian
14.07.2015 10:25
Irani dhe gjashtë forcat botërore (pesë anëtare të përherhshme të KS të KB-së dhe Gjermania) arritën marrëveshje historike për programin bërthamor të Teheranit, deklaroi një diplomat iranian në Vjenë...

"Kompromis është arritur për të gjitha çështjet, dhe shumë shpejtë palët në negociata do t'i publikojnë rezultatet", deklaroi për TASS një diplomat evropian.
Në selinë e KB-së në Vjenë ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe gjashtëshes do t'i përfundojnë negociatat për programin bërthamor iranian me seancë plenare pas të cilës do të ketë edhe konferencë shtypi.
