Shefi i diplomacisë greke për vizitë në Kosovë
14.07.2015 11:29
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kozijas sot pasdite do të shkojë për vizitë në Prishtinë...

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë Kozijas do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin është paraparë edhe konferencën e tyre e përbashkët për shtyp.
Disa nga mediumet në Prishtinë theksojnë se përveç promovimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, temë e bisedimeve e Kozijas me nikoqirin e tij do të jetë qëndrimi i Greqisë lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
