Botë
Prishtinë, sot fillon peticioni për liberalizimin e vizave
14.07.2015 12:21
Sot fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës...

Sot fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha. Komuna e Prishtinës do t’i ketë tri pika të vendosjes.
Ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth.
