Futboll

Zyrtare: Shkarkohet Capello

14.07.2015 12:59

Fabio Capello nuk është më selektor i Rusisë...

Federata e Futbollit të Rusisë (RFU) ka konfirmuar shkëputjen e kontratës me trajnerin italian, tri vjet para se të jenë nikoqir i Kampionatit botëror 2018.
 
“Federata e Futbollit të Rusisë dhe trajneri i Rusisë, Fabio Capello, kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës në marrëveshje të përbashkët”, thuhej në komunikatën e publikuar nga RFU.
 
Capello, i cili u emërua selektor i Anglisë në Kampionatin botëror 2010, mori drejtimin e Rusisë në korrik 2012, dhe e vazhdoi kontratën e tij deri në fund të garës më 2018.