Maqedoni

Për 24 orë janë dhënë 618 vërtetime për njohje të së drejtës së azilit

14.07.2015 13:02

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, ka dhënë vërtetime për qëllimin e treguar për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, ka dhënë vërtetime për qëllimin e treguar për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë për 618 shtetas të huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin tonë.
 
Në periudhën nga 19 qershori deri më 14 korrik në orën 08:00, janë dhënë vërtetime gjithsej 12.793 shtetasve të huaj, prej të cilëve 9.761 janë të gjinisë mashkullore, 1.623 janë të gjinisë femërore, 1.317 janë fëmijë të cilët shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 92 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të treguar për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit. Sipas shettësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë-9.091, pastaj Afganistanit-1.077, Irakut-707, Pakistanit-458, Somalisë-356, Palestinës-331, Kongos-248, Kamerun-100, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Nga fillimi i dhënies të vërtetimeve deri më 14.07.2015 deri te Sektori për azil janë dorëzuar 32 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 23 kërkesa janë nga shettas të Sirisë për azil, prej tyre gjashtë për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku dhe Algjeri dhe nga një kërkesë nga shtetas nga Egjipti dhe Iraku.
 
Në IP Qendra për praim të kërkesve të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për periudhën 14.07.2015 janë evidentuar gjithsej 36 kërkes të azilit, prej të cilëve 27 janë meshkuj, dy janë femra dhe shtatë janë minorentë. Midis tyre janë regjistruar kërkues të azilit me lëndime, gra shtatzëna kërkuese të azilit, si dhe minorentë pa shoqërim të prindit.
 
Gjatë 24 orëve të kaluara (ora 7 më 13 korrik deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm) është kryer dezinfektim i: 800m2 vagonë nga ana e QSHP Shkup, 1.500m2 të qendrës për pranim të azilantëve Vizbeg, 800m2 vagonë dhe 200m2 sipërfaqe të stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Tabanoc nga QSHP    Kumanovë dhe të 2.500m2 nga Gjevgjelia (sipërfaqe e stacionit hekurudhor, të autobusëve, peronë, trotoare dhe hapësirë ku qëndrojnë në rrethinë dhe automjete policore". Në Spitalin e përgjithshëm Gjevgjeli u është ofruar shërbim shëndetësor tre migrantëve në spitalin ditor.
 
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq të locuar në Gjevgjeli dhe Tabanoc, u kanë dhënë ndihmë mjekësore gjithsej 126 personave, prej të cilëve 32 në Tabanoc dhe 94 në Gjevgjeli. Jnaë realizuar tre transporte deri te Siptali i përgjithshëm i Gjevgjelisë (dy foshnja dhe një person m einvaliditet). Asnjë person nuk është mbajtur për mjekim .
 
Deri në orën 17, janë distribuuar: 168 shishe ujë, 22 kuti biskuite, nëntë batanije, tetë paketime pelena, shtatë paketime higjienike, tre pako UNFPA./mia