Maqedoni
Një traktorist humb jetën në Kavadar
14.07.2015 13:18
Një traktorist 49-vjeçar humbi jetën në aksidentin e komunikacionit në rrugën lokale f.Stragovo drejt rrugës rajonale Kavadar - Mushov Grob...

Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje në orën 14:35 në vendin e quajtur "Ladno dolçe", kur Zoranço L. nga Kavadari që po e drejtonte traktorin "IMT 539" me targa të Kavadarit, doli nga rruga, me ç'rast nga lëndimet e pësuara ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer PPTH dhe ekipi i ekspertëve nga Stacioni policor-Kavadar./mia
