Botë

Të paktën 21 të lënduar gjatë aksidentit të autobusit bullgar në Hungari

14.07.2015 13:24

Të paktën 21 vetë janë lënduar dje, kur një autobus bullgar, që udhëtonte nga qyteti austriak i Salzburgut për në Bullgari...

Të paktën 21 vetë janë lënduar dje, kur një autobus bullgar, që udhëtonte nga qyteti austriak i Salzburgut për në Bullgari, doli nga rruga dhe u rrotullua në afërsi të qytetit hungarez Segedin, njofton BTA.
 
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e aksidentit kanë arritur 11 ambulanca të cilët i kanë transferuar të lënduarit në spitalet e Segedin, Keçemet dhe Sentesh.
 
Sipas përfaqësuesit të administratës rajonale të policisë hungareze Sabolç Senti, shtatë prej viktimave kanë pësuar lëndime të rënda, ku njëra është me rrezik për jetë.
 
Gjatë aksidentit në autobus ishin dy shoferë dhe 37 pasagjerë, të cilët, përveç një austriaku, të gjithë janë shtetas bullgarë.
 
Udhëtarët që kaluan pa lëndime, menjëherë pas incidentit janë dërguar në vendin Kishtelek, ku ata presin që të arrijë transporti që do t'i çojë në Bullgari.
 
Arsyet për aksidentin tani për tani ende nuk janë të njohura./mia