Maqedoni

“Makpetrol” prezanton karburantin e ri Ultra LPG plus

14.07.2015 16:43

Kompania “Makpetrol” prezantoi karburantin e ri të ribrenduar dhe të përmirësuar Ultra LPG plus, i cili është i përshtatur për përdorim në makina...

Bëhet fjalë për gaz të rrjedhshëm automobilistik, i cili gëzon standardin evropian MKS EN 589. 
 
“Karburanti i ri Ultra LPG plus mundëson uljen e efektit të ndezjes së parë dhe rritjen e fuqisë së motorit, heqjen e mbeturinave dhe shtresave në sistemin e injektimit, me çka mundëson spërkatje dhe djegie më të mirë të karburantit, që çon në rritjen e efikasitetit të motorit dhe uljen e emetimit të gazrave të makinës. Mbron nga ndryshkja dhe ka start të mirë të makinës në të gjitha kushtet e motit, si dhe lyerje më të mirë të sistemit të gazsjellësit dhe djegies së tij”- deklaroi drejtori i Direksionit për Standardizim, Kualitet dhe Ekologji, Goran Angellovski.
 
Në pyetjen e gazetarëve se a do të ndikojë situata në Greqi në lidhje me transportimin dhe distribuimin e naftës, nga Kompania “Makpetrol” theksuan se ata derivatet i blejnë në Maqedoni dhe nuk kanë lidhje me situatën në Greqi.
 
“Ne derivatin e blejmë në Maqedoni, ne nuk kemi lidhje direkte tregtare me derivatet në Greqinë. Nuk presim kurrfarë probleme, sepse transporti dhe… që e bën  Kompania “Okta”, nga e cila ne e blejmë, nuk ka probleme, kështu që nuk priten kurrfarë vështirësish në lidhje me furnizimin me derivate”- tha drejtori për tregti me pakicë, Ljupço Georgievski.
 
Përveç karburantit të ri, nga “Makpetrol” thanë se aktualisht kanë 45.000 klientë të kartelës "Verna Loyality", që është tregues se klientët besojnë në cilësinë e tyre dhe shërbimin e tyre.
 
ERSAN PAJAZITI