Maqedoni
Anketa e IRI-t: gazeta “Koha” më e lexuara në Maqedoni
14.07.2015 17:38
Për herë të parë në historikun e mediave shqipe në Maqedoni, një media shqiptare pozicionohet e para në tregun medial në Maqedoni...

Anketa e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, IRI, tregon se gazeta “Koha” ka lënë pas edhe mediat në gjuhën maqedonase sa i përket krijimit të opinionit të qytetarëve rreth pikëpamjeve politike.
Qytetarët të pyetur nga IRI se cilën media e lexoni më shpesh për pikëpamje politike, gazetën KOHA e kanë pozicionuar në vendin e parë, duke e vërtetuar kështu edhe besimin e deritanishëm të dhënë nga lexuesit.
Siç mund të shihet në grafikon, “Koha” ka lënë pas edhe gazetat më të mëdha maqedonase “Dnevnik”, “Vest”, gazetën në gjuhën shqipe “Lajm”, “Slloboden Peçat”, “Veçer”, “Utrinski Vesnik” dhe “Nova Makedonija”.
Anketa e IRI-t po ashtu ka vërtetuar lexueshmërinë e ulët të shtypit nga ana e qytetarëve në Maqedoni.
REJHANE BUSHI-METAJ
