Maqedoni
"Verës së Shkupit", sonte prezantohet Teatri Shqiptar i Shkupit
14.07.2015 17:56
Në kuadër të "Verës së Shkupit", sonte në Teatrin "Komedia" do të prezantohet Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen "Nën tavolinë" të Ronald Topor, në regji të Bilge Emin...

Në këtë shfaqje dominon tema sociale që ka të bëjë me vështirësitë materiale, sqaron drejtori i Teatrit Shqiptar, Adem Karaga.
“Sonte do të vazhdojmë prapë me aktivitetin, sot e kemi shfaqjen e premierës, parmbrëmë që u dha, që është në kuadër të Festivalit të “Verës së Shkupit”… Titulli realisht është “Dimër nën tavolinë”, ne e kemi cituar shumë thjeshtë “Nën tavolinë” të regjisores Bilte Emin, një regjisore e re me një perspektivë shpresoj të mbarë. Pjesë e ansamblit tonë janë pesë aktorët që performojnë në kuadër të kësaj shfaqjeje, një performancë e shkëlqyer. Nga Ansambli i Teatrit Shqiptar luajnë: Linda Saiti, Ylber Murtezi, Fisnik Zeqiri, Hamdi Rashiti edhe Zarije Jonuzi”- deklaroi drejtori i Teatrit Shqiptar, Adem Karaga.
Karaga informoi se Teatri Shqiptar do të vazhdojë me aktivitetet e tij, pasi që këtë vit Teatri Shqiptar i Shkupit shënon 65 vjetorin e ekzistimit.
Të gjitha projektet e këtij viti do të mbajnë shenjën e këtij jubileu, duke filluar nga premiera e shfaqjes “Nën tavolinë” deri te shumë projekte tjera që premierat do të mbahen në Tetarin e Komedisë dhe në hapësirat tjera të teatrove në Shkup.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
