Seanca të katër komisioneve kuvendore

15.07.2015 10:19

Në Kuvendin republikan për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve të punës dhe politikës sociale, shëndetësisë, transportit, lidhjeve dhe ekologjisë dhe të politikës së jashtme...

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale do të debatojnë rreth Propozim ligjit për bazë kombëtare të të dhënave për persona me invaliditet, në lexim të parë, ndërsa Komisionit për shëndetësi për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të organeve nga trupi i njeriut për mjekim, në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në lexim të dytë.

Komisioni për politikë të jashtme duhet të prononcohet rreth Propozim ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar dhe Protokollit për zbatimin e mbështetjes financiare mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, si dhe për Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e RM-së në Programin e BE-së "Punësime dhe inovime sociale".