Takim për qëndrueshmëri dhe zhvillim të serviseve për persona të moshuar

15.07.2015 10:10

Në Qendrën ditore për persona të moshuar në SHOH "Dare Xhambaz" sot do të mbahet takim i përfaqësuesve të institucioneve relevante dhe organizatave për qëndrueshmëri dhe zhvillim të serviseve për persona të moshuar...

Takimi është në kuadër të projektit "Qendër ditore për persona të moshuar dhe qendër për dhënie të ndihmës në kushte shtëpiake" - Kujdes për persona të moshuar të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Projekti është financiar nga kompania EVN Maqedoni, Kryqi i Kuq austriak dhe Qyteti i Shkupit. Përmes tij vizitohen më shumë se 120 persona të moshuar në kushte shtëpiake nga ana e 4 infermiereve dhe 20 vullnetarëve, ndërsa jepen shërbime edhe në Qendrën ditore për persona të moshuar për më shumë se 300 persona në muaj.