Zaev i kënaqur me marrëveshjen, në Shtator opozita kthehet në kuvend

15.07.2015 10:36

Edhe Lideri i LSDM-së Zoran Zaev shfaqi kënaqësi nga marrëveshja e arritur...

"Më 24 prill të vitit 2016 do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që i kërkoi opozita, në të cilat qytetarët e Maqedonisë, në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike do ta zgjedhin pushtetin e ri", deklaroi Zaev.

Ai tha se me marrëveshjen e mbremshme u  konfirmua gjithçka që partia e tij dhe partnerët e koalicionit janë përballur në projektin "E vërteta për Maqedoninë".

Kryeministri Nikolla Gruevski do të japë dorëheqje deri në fund të vitit, ndërsa zgjedhja e qeverisë së re do të jetë më së voni deri më 15 janar , tha Zaev.

Kryeministrin e qeverisë kalimtare do ta zgjedhë VMRO-DPMNE-ja.

LSDM-ja, informoi Zaev, hyn në pesë ministri.

"LSDM-ja do ta propozojë ministrin e ri të Punëve të Brendshme. Përveç MPB-së, LSDM-ja do të propozojë edhe ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Në Ministrinë e Financave, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ministrisë për Shoqëri Informatike, LSDM-ja do të emërojë zëvendësministra me të drejtë të vetos", deklaroi lideri i partisë opozitare.

Më 15 shtator është paraparë që të zgjidhet prokurori special i cili do të obligohet të zbatojë hetim për përmbajtjet, dëshmitë dhe argumentet nga bisedat e përgjuara telefonike. 

Opozita nga fillimi i muajit shtator do të kthehet në Kuvend dhe, në mënyrë aktive do të marrë pjesë në zbatimin e plotë të të gjitha segmenteve nga marrëveshja e arritur.