Deficiti i SHBA-ve për vitin 2015, 455 miliardë dollarë
15.07.2015 10:46
Deficiti në buxhetin e SHBA-së për financat e vitit 2015 do të jetë 455 miliardë dollarë që është rreth 128 miliardë më pak se parashikimi në muajin shkurt...

Në vitin aktual deficiti do të jetë 2.6 për qind i BPV-së të vendit.
Pritet që në tre vitet e ardhshme, mungesa e mjeteve në buxhetin e SHBA-ve të vazhdojë të zvogëlohet deri në nivelin prej 2,4 deri në 2,2 për qind të BPV-së.
Gjatë 64 muajve të fundit në sektorin privat në SHBA janë krijuar 12.8 milionë vende pune dhe nga fillimi i vitit 2014, papunësia është zvogëluar deri në 5.3 për qind.
