Pas Iranit, ShBA-ja e gatshme për negociata edhe me Korenë Veriore
15.07.2015 10:48
SHBA-ja është e gatshme për negociata me Korenë Veriore pas marrëveshjes historike për programin bërthamor iranian, deklaroi zëdhënësi i Departamenti Amerikan të Shtetit Xhon Kirbi...

"Progresi në lidhje me negociatat bërthamore me Iranin qartë e tregon dëshirën tonë që të fillojmë dialog me vendet me të cilat ShBA-ja ka dallime tani më një kohë të gjatë"- theksoi Kirbi.
Ai shtoi se ShBA-ja është e gatshme për negociata të tilla me Korenë Veriore nëse ato janë të sinqerta dhe autentike, nëse e përfshijnë tërë programin bërthamor koreano-verior dhe të sjellin deri në hapa konkrete ndaj çarmatimit bërthamor.
