Athinë, protestë 24 orëshe e administratës shtetërore

15.07.2015 12:04

Sektori shtetëror në Greqi sot është bllokuar për shkak të grevës 24 orëshe të të punësuarve të sindikatës së tyre...

Ata do të protestojnë kundër masave të reja ekonomike për të cilat këtë javë u arrit marrëveshje në Bruksel. Parlamenti grek sot do të votojë për ato masa me të cilat është obliguese hua e re trevjeçare për Greqinë.

Spitalet shtetërore sot do t'u japin ndihmë vetëm rasteve urgjente. Në grevë paralajmëruese dalin edhe farmacistët.

Sindikata thekson se marrëveshja e re është antipopullore dhe kërkojnë që dokumenti të mos votohet në parlament, si dhe të parandalohen të gjitha politikat restriktive.