Bushati përshëndet marrëveshjen e liderëve në Maqedoni

15.07.2015 12:09

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka përshëndetur marrëveshjen historike të liderëve politikë në Maqedoni për nxjerrjen e vendit nga ngërçi politik ku ishte futur...

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryediplomati shqiptar nënvizon se është një lajm i mirë që klasa politike maqedonase dakordohet për të lëvizur drejt demokracisë dhe integrimit evropian.

Sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e komisionarit, Johanes Hahn, kryeministri, Nikolla Gruevski, do të dorëhiqet më 15 dhjetor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm.