ShBA donacion për MPB-në, 200.000 euro për modernizimin e sektorit të forenzikës

15.07.2015 13:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin donacion të ri për modernizimin e hapësirave dhe pajisje elektronike për siguri më të lartë të ruajtjes së dëshmive në sektorit e forenzikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Tani e tutje MPB do të punojë me një metodë tërësisht të re, me grumbullimin dhe përpunimin e dëshmive për krime më të rënda. Do të ketë sportele të veçanta për dorëzimin e dëshmive, dritare me siguri të lartë dhe vitrina speciale për vendosjen e dëshmive. Ky donacion pritet të mundësojë proces sa më efikas në hulumtimin, zbulimin e krimeve dhe gjykime sa më të drejta.

“Për herë të parë po mundësohet të kemi metoda të reja cilësore për grumbullimin, organizimin dhe veprimin e dëshmive. Me këtë mënyrë sektori për zbulim dhe hulumtim në MPB plotësisht do të garantojë për identitetin e  materialeve të grumbulluara”- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

“Sundimi i së drejtës është një nga prioritet më kryesore, andaj këto hapësira të renovuara në sektorin e forenzikës do t’u ndihmojnë prokurorëve dhe përfaqësuesve të MPB-së të cilët zbatojnë ligjet, sa më mirë t’u shërbejnë qytetarëve të vendit. Me këtë do të mundësohet po ashtu qasje dhe dëshmi më e madhe gjatë proceseve gjyqësore”- tha ambasadori i SHBA-ve në RM, Xhes Bejli.

Donacioni i ShBA-ve është në vlerë prej 200 mijë eurosh. (Rexhep Qamili, TVM2)