Marrëveshja e liderëve, Loe: Nuk do të ketë ndikim në ekonominë e vendit
Implementimi i marrëveshjes së mbrëmshme të nënshkruar nga 4 liderët e partive më të mëdha politike në vend, nuk pritet të ketë ndikim në investime apo në punësimet gjatë periudhës së ardhshme, vlerësojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë...

Shasha Ognenovski, kryetari i Odës TIK pranë Lidhjes së Odave Ekonomike, thotë se marrëveshja do të implementohet për një periudhë më të gjatë, duke i dhënë kështu mundësi bizneseve të mos e ndjejnë ndikimin e saj edhe në projektet e tyre afatshkurtra.
"Nuk do të mund të parashikojmë se cili do të jetë ndikimi i marrëveshjes politike të arritur mbrëmë. Por, afatgjatësia e implementimit të saj konsiderojmë se do t'i zbusë ndikimet dhe nuk do të ndjehet në sektorit e biznesit. Nëse do të ishte afatshkurtër, gjithsesi se do të kishte ndikim"- tha kryetari i Odës TIK pranë Lidhjes së Odave Ekonomike, Sasha Ognenovski.
RDM: Mos harroni komponentën ekologjike
Ndërkohë, nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, duke përshëndetur arritjen e marrëveshjes politike, porosisin palët të kenë parasysh edhe komponentën ekologjike, duke kërkuar që në këtë periudhë transistore të ndalohet prerja e drunjve në qytetet dhe malet dhe të sillet ligji për gjelbërim me konsensus. (Ersan Pajaziti, TVM2)
