Debat publik për strategjinë IT 2016-2017, IT mundëson vende të reja pune

15.07.2015 14:40

Qeveria në bashkëpunim me sektorin privat iu mundëson IT kompanive vendore të hapin vende të reja pune dhe të zhvillojnë softuer dhe shërbime jo vetëm për vendin tonë, por gjithashtu edhe për eksport, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski...

Maqedonia ka IT me potencial të mëdha dhe është një destinacion i mirë për investime të huaja të drejtpërdrejta nga kjo sferë.

“Në vitin 2013, IT sektori ka kontribuar me 450 milionë euro, ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2013 shënon edhe më shumë punësime, mbi 138 për qind më shumë. Kjo do të thotë se potencial kemi dhe këtë e njohin kompanitë e huaja”- deklaroi  ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.

“Kjo sjell deri te krijimi i punësimeve të reja me rritje të shtuar të vlerës. Shumë ekonomi të botës kanë njohur këtë sektor si shumë të rëndësishëm dhe si një shtyllë kryesore në ndërtimin e strategjive ekonomike”- tha këshilltarja e IT në EOM, Sofçe Jovanovska.

Strategjia është përgatitur me iniciativë të IT pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, me mbështetje të Ambasadës zvicerane. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)