Maqedoni
MASh apel: nxënësit të orientohen në sh.m. në gjuhën shqipe, prioritet t’u jepet shkollave profesionale
15.07.2015 16:52
1398 vende të lira në paralelet me mësim në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të vendit janë të lira për afatin e gushtit...

Këtë vit nxënësit kanë treguar interesim më të madh për shkollat e mesme profesionale, por ka edhe shkolla të atilla që përkundër vendeve të lira dhe drejtimeve atraktive, nuk ka aspak interesim për to.
Këshilltari në MASh, Safet Neziri, u bën thirrje nxënësve që të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, sepse në shumicën e shkollave ka vende të lira.
“Sh. M. “Cvetan Dimov”, mjekësi, ekonomi, 198 vende të lira, “Llazar Tanevski” 68 vende të lira, “Zdravko Cvetkovski” 138 vende, “Vllado Tasevski” 106, “Mihajllo Pupin” është paraqitur vetëm një nxënës dhe ka 99 vende të lira për elektronikë kompjuterike, shkolla e veterinës 168 vende të lira, Shkolla “8 shtatori” 115 dhe apelojmë te të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre që t’i orientojnë nxënësit të regjistrohen në këto drejtime dhe shkolla të Qytetit të Shkupit”- deklaroi këshilltari në MASh, Safet Neziri.
“Nuk duhet të diskutohet gjuha në të cilën do të mëson, sepse kushtet, pikët e regjistrimet janë të barabarta si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë maqedonase, në të gjitha shkollat”- tha drejtori në “Cvetan Dimov”, Shaip Zeneli.
“Në shkollën tonë ka 115 vende të lira dhe drejtimet janë: autoteknikë, mekatronikë, i makinerisë dhe teknikë për rregullim kompjuterik të makinave dhe 3 vjeçare. Në afatin e parë interesimi ishte mjaft i vogël dhe do t’u kisha apeluar semimaturantëve që të drejtohen në këtë shkollë, sepse janë drejtime që kërkohen në tregun tonë dhe atë perëndimor”- tha ndihmësdrejtori në “8 shtatori”, Vullnet Iseni.
MASh po ashtu u bën thirrje nxënësve që të orientohen në drejtimet profesionale, të cilat ofrojnë perspektivë dhe oferta nga tregu i punës.
FLUTURA LATIFI
