Botë
Jemen, 142 civilë të vrarë vetëm në 10 ditët e fundit
15.07.2015 16:54
Të paktën 142 civilë janë vrarë në Jemen vetëm në 10 ditët e fundit në luftimet që vazhdojnë edhe përkundër një marrëveshjeje të arritur me ndërmjetësim të OKB-ve...

Numri i civilëve të vrarë vetëm për tre muaj ka arritur në 1.670.
Por, Jemeni ka edhe një krizë tjetër përveç konfliktit të armatosur.
Vendi përballet edhe me krizën e refugjatëve. 10 mijë njerëz kanë arritur me anije në vend vetëm këtë javë duke e çuar në 37 mijë numrin e përgjithshëm të refugjatëve në kampet e pritjes.
Bëhet fjalë për emigrantë nga Etopia dhe Somalia, të cilët trafikantët e qenieve njerëzore i kanë gënjyer se në Jemen luftimet kanë mbaruar dhe i braktisin brigjeve të vendin.
