Ivanov: të nxjerrim mësime nga kriza, KE ta vlerësojë përkushtimin e liderëve
Edhe presidenti Ivanov përshëndeti marrëveshjen e arritur midis liderëve politik dhe vendosjen e dialogut në rrugë institucionale...

Ai pret që shumë shpejtë klima politike të normalizohet dhe përkushtimi i Maqedonisë ndaj eurointegrimeve të kthehet.
“Kjo marrëveshje ka reflektuar fuqinë e vërtetë evropiane të bashkimit. Kërkoj nga Këshilli Evropian që ta vlerësojë këtë konstruktivitet të liderëve politik dhe të sjellë vendim për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE, pasi kjo paraqet një parakusht për vazhdimin e procesit të demokratizimit dhe të integrimit të Maqedonisë, por gjithashtu do të shërbejë si mjet parandalues i krizave të ngjashme në të ardhmen. Shpresoj që dispozitat e shkruara në marrëveshje nuk do të jenë motiv i luftës për pushtet, por një garë e ideve dhe programeve që do të sjellin edhe besimin e qytetarëve. Thelbi i luftës politike nuk janë suetat dhe karrierat personale, por lufta për një Maqedoni evropiane dhe me prosperitet”- deklaroi presidenti Ivanov.
