Maqedoni
Aksion për shenjëzim të rrugëve të Gostivarit
15.07.2015 18:33
Ka vijuar aksioni për shenjëzimin horizontal të rrugëve në pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit...

Për herë të parë, në rrugët kryesore shenjëzimi po bëhet me ngjyra plastike.
Kompania që fitoi tenderin për realizimin e punëve në terren, në bazë të planit dhe dinamikës së paraparë, fillimisht realizoi punimet në pjesën qendrore, për të vazhduar më pas edhe me rrugët e tjera të qytetit.
Krahas sipërfaqeve rrugore, po bëhet edhe nënvizimi i parkingjeve të automjeteve, parkingjeve për personat me aftësi të kufizuara, vizëbardhave, e tjerë. Po bëhet nënvizimi i gjashtë stacioneve të autobusëve, 40 parkingjeve për taksitë, shenjëzimi i 12 shtigjeve për biçikleta, si dhe shenjëzimi i gjashtë lokacioneve ku paraqitet rrezik për fëmijët në komunikacion.
Operatori që nënshkroi kontratën është obliguar të siguron ngjyrë të cilësisë së lartë të akrilit, të ketë elasticitet dhe rezistencë të lartë nga kushtet atmosferike dhe afat kohor për kualitet në kohëzgjatje prej 1 viti.
Për ngjyrën plastike, afati kohor i jetëgjatësisë është në kohëzgjatje prej 5 vitesh. Ky aksion Komunës së Gostivarit do t’i kushton rreth 2 milion denarë, thuhet në kumtesën e komunës së Gostivarit.
