Botë

Një aeroplan ushtarak britanik gabimisht ka gjuajtur dy raketa në Qipro

15.07.2015 18:54

Një aeroplan ushtarak britanik, i cili është kthyer në bazën ushtarake në pjesën jugore të Qipros, rastësisht ka gjuajtur dy raketa në tokë...

Një aeroplan ushtarak britanik, i cili është kthyer në bazën ushtarake në pjesën jugore të Qipros, rastësisht ka gjuajtur dy raketa në tokë, të cilat për fat të mirë nuk kanë shpërthyer dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz, njoftuan përfaqësuesit e Bazës ushtarake të aviacionit ushtarak britanik Akrotiri.
 
Aeroplani "Tornado GR4"  gjatë aterimit në bazën Akrotiri, në afërsi të qytetit bregdetar Limasol, ka gjuajtur dy raketa "brimston".
 
Zëdhënësi i aviacionit ushtarak britanik Krisitan Grej deklaroi se raketat nuk kanë shpërthyer dhe për momentin në menjanimin e tyre punojnë ekspertë nga Ministria britanike e Mbrojtjes.
 
"Me aq sa dimë, kjo është hera e parë të ndodh një gjë e tillë. Shkaqet ende nuk dihen, ndërsa hetimi është në vijim", theksoi Grej./mia