Maqedoni

MPB vërtetime për kërkesa për azil u dha 931 të huajve

15.07.2015 19:39

Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil, dje u dha vërtetime për shtrimin e kërkesës...

Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil, dje u dha vërtetime për shtrimin e kërkesës për pranimin e të drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë 931 shtetasve të huaj të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë në territorin tonë.
 
MPB kumtoi se në periudhën prej më 19 qershor deri më sot në orën 8, janë lëshuar vërtetime për 13.724 shtetas të huaj, prej të cilëve 10.398 janë të gjinisë mashkullore, 1.741 janë të gjinisë femërore, 1.454 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 131 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është lëshuar vërtetimi për shtrimin e kërkesës për pranimin e të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 9.877, pastaj të Afganistanit - 1.113, Irakut - 751, Pakistanit - 490, Somalisë - 374, Palestinës - 334, Kongos - 248, Kamerunit - 100, ndërsa të tjerë janë në numër më të vogël.
 
Më 13 korrik në orët e mbrëmjes dy ekipe të Kryqit të Kuq, të locuar në stacionet Tabanoc dhe Gjevgjeli, u kanë ofruar ndihmë 27 personave, 14 intervenime prej të cilave janë bërë në stacionin hekurudhor Tabanoc dhe 13 në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli. Janë distribuuar 27 shishe ujë, 16 paketime me pelena.
 
Në qendrën për azilkërkues në Vizbeg janë vaksinuar tre persona. Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë shërbim shëndetësor i është ofruar një emigranti në spitalin ditor./mia