Botë
"Kontabilisti i Aushvic" dënohet me katër vjet burg
15.07.2015 20:11
Gjykata në qytetin gjerman Luneburg sot e dënoi ish rojtarin e kampit nazist të vdekjes "Aushvic", 94-vjeçarin Oskar Groning, me katër vjet burg...

Groning, i cili është i njohur si "kontabilist nga Aushvici", është shpallur fajtor për shkak të pjesëmarjes në "marrjen dhe evidentimin e pronës personale" në burgjet gjatë ardhjes së tyre në kamp.
Gjatë procesit ai është mbrojtur se nuk ka bërë kurrfarë vepër penale, se nuk ka vrarë askënd, por e pranoi "fajin e tij moral" për të gjithë atë që ka ndodhur në Aushvic.
Avokatët e tij pohuan se Groning "nuk ka qenë pjesë e gjenocidit të kryer", por prokuroria gjermane mbeti në pozitën e saj parësore se ai me punën e tij ka kontribuar për ekzistimin dhe mirëmbajtjen e kampit.
Gjykimi i Groningut, për të cilin besohet se është një nga nazistët e fundit të cilëve u gjykohet për krime të kryera gjatë Luftës së dytë botërore, shkaktoi polemikë në opinionin gjerman.
Bëhet fjalë për dilemën nëse ai duhet të dërgohet në burg duke marrë parasysh moshën e tij dhe nëse duhet t'u gjykohet atyre, të cilët sikur ky kontabilist, kanë pasur "rol minoren" në gjenocidin nazist.
Në një intervistë të vitit 2015, Oskar Groning ka pranuar se i ka parë dhomat e gazit dhe krematoriumet.
Kampi "Aushvic" është ndërtuar në vitin 1940, vetëm disa muaj pas okupimit të Polonisë dhe fillimit të Luftës së dytë botërore. Gjatë mbylljes së tij, pesë vite më vonë, kampi është zgjeruar në sipërfaqe prej 40 kilometra katrorë./mia
