Botë

Dënohet adoleshenti austriak për mbështetje të IS-it

15.07.2015 20:49

Një gjykatë në Vjenë e ka dënuar një 17 vjeçar nga Austria me dy vjet e gjysmë burgim për mbështetjen e grupit militant...

Një gjykatë në Vjenë e ka dënuar një 17 vjeçar nga Austria me dy vjet e gjysmë burgim për mbështetjen e grupit militant Shteti Islamik në Siri, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
 
I lindur në Vjenë, Oliver Naujoks, i cili është konvertuar në islam, është gjetur fajtor se është anëtarë i grupit terrorist dhe për nxitje të kryerjes së veprave terroriste, ka thënë avokati i tij Wolfgang Blaschwitz.
 
Zëdhënësja e gjykatës në Vjenë ka thënë se adoleshenti ka udhëtuar drejt Sirisë verën e kaluar dhe i është bashkuar grupit militant.
 
Ai është kthyer në Austri në muajin mars, pasi ishte plagosur rënd dhe është mbajtur në paraburgim prej atëherë.
 
Zëdhënësja tha se i akuzuari është shpallur i pafajshëm për pjesëmarrje të drejtpërdrejt në luftime, pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme për këtë akuzë.
 
Ndërkaq, në intervistën dhënë për një gazetë austriake, adoleshenti kishte thënë se i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik sepse po kërkonte familje dhe dashuri./evropaelire