Greqi, Policia greke u përlesh me një grup demonstrues
Policia greke mbrëmë u përlesh me një grup demonstrues të dhunshëm në qendrën e Athinës, pasi që Parlamenti i Greqisë e miratoi propozim-marrëveshjen midis Qeverisë greke dhe kreditorëve...

Gjatë seancës parlamentare në sheshin athinas Sintagma u mblodhën rreth 12.000 persona, të cilët protestuan kundër masave të reja për kursim, realizimi i të cilave, në pajtueshmëri me marrëveshjen e arritur të hënën, është kusht për pagesë të pakos së tretë të ndihmës për Greqinë.
Iniciator i protestës ishte sindikata e ndikueshme e nëpunësve shtetëror ADEDI, e cila u prononcua kundër marrëveshjes me kreditorët. Por, pas përfundimit të protestës, në shesh mbetën disa dhjetëra të rinj të maskuar, me siguri anarkistë, të cilët filluan të gjuajnë me gurë dhe kokteje molotovi ndaj policëve.
Policët iu kundërpërgjigjën sulmit, me ç'rast për dëbim të demonstruesve të dhunshëm janë përdorur edhe shok bomba. Gjatë përleshjeve janë arrestuar mbi 30 demonstrues. Gjatë trazirave janë dëmtuar disa objekte dhe automjete, midis të cilave edhe një minibus i një televizioni grek.
