Urime nga presidenti Ivanov për festën e madhe myslimane, Fitër Bajrami
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, i dërgoi telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reis-ul-ulema efendi Sulejman Rexhepi, anëtarëve të Riasetit të BFI-së dhe pjesëtarëve të përkatësisë fetare islame në Republikën e Maqedonisë...

"Shënimi i kësaj feste të madhe islame na përkujton se besimi, përkushtimi dhe lutjet japin paqe shpirtërore, ndërsa respektimi i të afërmve dhe ndarja me ata që kanë më pak janë vlera universale për të cilat të gjithë angazhohemi. Solidariteti dhe besimi i ndërsjellë janë vlera të përbashkëta të cilat gjithmonë na bashkojnë. Sinqerisht jam i bindur se edhe në të ardhmen do ta kultivojmë respektin ndërfetar", shkruan në urimin, presidenti Ivanov.
Me rastin e festës së muajit të shenjtë të Ramazanit, Ivanov mori pjesë në disa iftare, ndërsa këto takime, theksohet në urim, janë gjithmonë mundësi e mirë që të dërgojmë porosi se bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë janë traditë shekullore në këto hapësira.
