MPB-ja ka dhënë 587 vërtetime të reja për kërkesë të të drejtës së azilit
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil ka ndarë vërtetime për qëllimin e treguar për dorëzimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë për 587 shtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin tonë...

Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 16.07.2015 në orën 8:00, kumtoi MPB-ja, janë ndarë vërtetime për 14.311 shtetas të huaj, prej të cilëve, 10.765 janë të gjinisë mashkullore, 1.835 janë të gjinisë femërore, 1.577 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 134 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës të azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 10.336, më pas Afganistanit - 1.182, Irakut - 761, Pakistanit - 510, Somalisë - 380, Palestinës - 334, Kongos - 249, Kamerunit - 100, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve e deri dje, në Sektorin për azil janë parashtruar 32 kërkesa për njohje të së drejtës për azil në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 23 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë për azil prej tyre gjashtë për fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut dhe Algjerisë dhe nga një kërkesë nga shtetas të Egjiptit dhe Irakut.
Në IP Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për datën 16.07.2015 janë evidentuar 11 kërkues të azilit, kërkues të azilit gra dhe kërkues të mitur të azilit nuk janë evidentuar në regjistrin ditor.
Më 14.07.2015 në orët e mbrëmjes, nënvizohet në kumtesë, ekipet mobile të Kryqit të Kuq, kanë ofruar ndihmë të parë për 9 persona në Tabanoc dhe 11 persona në Gjevgjeli. Është realizuar edhe transporti i dy personave deri në spitalin e Gjevgjelisë. Distribuuar 16 batanije, 78 shishe me ujë, 42 pako biskota, 23 pako me pelena.
Më 15.07.2015 deri në orën 17:30, ekipet mobile kanë kryer 103 intervenime, midis të cilave edhe 6 gra shtatzëna, 4 persona janë transportuar deri në spitalin e Gjevgjelisë, por asnjë person nuk është mbajtur për mjekim.
Janë distribuuar gjithsej 132 shishe me ujë, 21 pako me pelena, 6 batanije dhe pajisje higjienike.
Përndryshe në periudhën nga ora 07:00 më 15.07.2015 deri në orën 07:00 më 16.07 2015 është kryer dezinfektim në: 800m2 vagonë nga ana e Qendrës për shëndet publik - Shkup, 800m2 vagonë dhe 200m2 sipërfaqe të stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Tabanoc nga ana e Qendrës për shëndet publik-Kumanovë, 2500 m2 në Gjevgjeli, sipërfaqe të stacionit hekurudhor, të autobusëve, perone, trotuare dhe hapësirë ku qëndrojnë në rrethinë dh automjete policore.
"Nuk ka persona të vaksinuar në pika hyrëse. Në Qendrën për azilantë Vizbeg nuk ka persona të rinj të ardhur dhe të vaksinuar. Në Spitalin e përgjithshëm Gjevgjeli është ofruar shërbim mjekësor për 7 emigrant nga të cilët 6 nga Siria dhe një afgan. Prej tyre, 4 kontrolle nga ana e kirurgut, 2 kontrolle nga internisti, një grua shtatzënë ka kryer kontroll gjinekologjik dhe një fëmijë me ndezje të fytit i kontrolluar nga mjeku pediatër", qëndron në kumtesën e MPB-së.
