Poroshenko: Tensionet e rritura në Donbas janë pjesë e planit të Kremlinit

16.07.2015 13:02

Rritja e tensioneve në rajonin e Linjës së konfliktit në Donbas javëve të fundit, duket se është sinkronizuar me tentimet për destabilizim të gjendjes në Ukrainë, deklaroi presidenti ukrainas Petro Poroshenko...

"Ky është plan i Kremlinit, i cili është tejet i qartë. Disa partiotë të tanë marrin pjesë në të me ose pa vetëdijësim. Pavarësisht  asaj se cilët janë motivet e tyre, unë si garant i Kushtetutës, të drejtat dhe liritë e qytetarëve, duhet të punojë në eliminimin e fenomenit të formacioneve të armatosura ilegale", deklaroi Poroshenko.

Siç njoftoi Ukrinform, ai theksoi se të gjithë ata të cilët kryejnë sulme me minahedhës dhe pushka automatike janë terroristë dhe gangsterë.

"Angazhimet  etyre themelore mbeten të njejta, pavarësisht asaj se nëse mbajnë rroba patriotike dhe e valëvitin flamurin ukrainas. Faji i tyre bëhet edhe më i madh", shtoi Poroshenko.

Presidenti ukrainas paralajmëroi edhe se së shpejti do të ngrisë iniciativë me të cilën shërbimeve për sigurim do t'u jepet autorizim që t'i ndjekin të gjithë personat e armatosur të cilët nuk janë pjesë e forcave të sigurisë, si të jenë terroristë.