Kina i prangos 9 britanikë për “video terroriste”
16.07.2015 13:06
Një grup shtetasish të huaj, mes të cilëve 9 britanikë, janë arrestuar në Kinë nën dyshimin e shpërndarjes së “videove me përmbajtje terroriste”, kanë deklaruar autoritetet kineze...

Sipas BBC-së e cila citon burime nga Ministria e Jashtme, 6 nga britanikët e arrestuar janë dëbuar nga autoritetet kineze, ndërsa tre të tjerët dhe dy britanikë nga Afrika e Jugut po mbahen në burgim, transmeton Klan Kosova.
Grupi prej 20 personash po zhvillonte një turne në Kinën e lashtë, kur papritur u ndaluan më 10 korrik në Ordos, në rajonin e brendshëm të Mongolisë.
