SHBA: Referendumi në Bosnjë shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit

16.07.2015 13:13

Ambasada e SHBA-ve në Bosnjë dhe Hercegovinë ka shprehur shqetësimin mbi referendumin e planifikuar të Republika Srpskas në Bosnjë si etnitet...

Ambasada ka konstatuar se referendumin e sheh si “kërcënim për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

“E kundërshtojmë këtë referendum dhe çdo parapërgaditje për atë, dhe e shohim si shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit, për shkak të pasojave që mund të bartë për njerëzit në etnitetin e Republika Srpskas dhe Bosnjë e Hercegovinës në përgjithësi. Ne po angazhohemi përmes departamenteve të qeverisë amerikane për të dhënë një përgjigjë adekuate për ata që po nxisin një provokim të tillë. Jemi në koordinim të plotë misionet e BE-së dhe Zyrën e Lartë Përfaqësuese në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada ka reaguar pasi që Asambleja e Republika Srpskas në Banja Llukë të mërkurën ka kauar një propozim ku parashihet organizimi i një referendumi për reforma në ndryshimin e sistemit të drejtësisë në nivel shtetëror.