Kredia 7 milionëshe për Greqinë, ministrat e Eurozonës bien dakord në parim
16.07.2015 13:26
Miratimi i paketës së shpëtimit në Parlamentin grek ka zhbllokuar në parim kredinë prej 7 miliardë eurosh...

Sipas Bloomberg, ministrat e Financave të Zonës Euro kanë rënë dakord në parim për këtë kredi.
Megjithatë, kredia do të bëhet publike të premten dhe do të jepet nga Mekanizmi Evropian për Stabilizimin Financiar, Fondi i Shpëtimit i Bashkimit Evropian, ka thënë një zyrtar për Bloomberg.
Kredia do të ndihmojë Greqinë të shlyej borxhin prej 3.5 miliardë eurosh ndaj Bankës Qendrore Evropiane të hënën dhe të mbajë vendin stabël. Ndërsa Tsipras negocion detajet e planit trevjeçar për një shumë prej 86 miliardë eurosh.
