Shakaja që habiti shkupjanët, tre “peshkaqenë” notojnë në Vardar
Pas palmave dhe anijeve, tani Vardari ka edhe peshkaqenë...

Tre pendë të zeza të peshkaqenëve janë vërejtur dhe xhiruar sot nga kalimtarët e rastit duke notuar pranë anijes “Rojal”.
Pas habisë fillestare, kalimtarët filluan të shijojnë pamjen. Ende nuk dihen autorët e kësaj vepre, që disa e shohin si një shaka artistike. Dy javët e fundit në Shkup ka pasur më shumë aksione të këtij lloji.
Herën e parë grupe të panjohura të rinjsh u vunë sy pemëve, e më pas në palmat në Shkup u vërejtën edhe majmunë lodra. Dhe pas kësaj loje në ujë, nuk kanë munguar as komentet në rrjetet sociale.
Njerëzit porosisnin kuzhinierin e anijes “Rojal” të mos i hedhë në ujë mbeturinat nga ushqimet, pasi aroma e tyre mund të tërheq peshkaqenë edhe në një lumë kaq të cekët si Vardari.
