Kumanovë, sulmohen dy vëllezër shqiptarë nga një grup me maska

16.07.2015 15:05

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate, në afërsi të parkut të “Sokollanës” në Kumanovë janë sulmuar dy vëllezërit, Sali dhe Bunjamin Latifi...

Ata për programin tonë deklaruan se po ktheheshin në shtëpi pasi që kishin blerë bukë për syfyr, nga mbrapa ishin sulmuar nga një grup prej 7 personash edhe atë me thika e shufra të metalta, deri në momentin sa kanë arritur të dalin në rrugën kryesore kur edhe kanë ikur sulmuesit. Pas incidentit janë dërguar në spital, prej nga është njoftuar edhe policia.

Rastin e mbrëmshëm na e konfirmoi edhe zëdhënësja e SPB të Kumanovës, Valentina Nikollovska, e cila na tha se rreth orës 1 pas mesnate afër parkut janë sulmuar dy të rinjtë nga një grup prej shtatë vetash.

Ekipet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e rastit dhe kapjen e sulmuesve. (Nexhat Aqifi, TVM2)