E tmerrshme: Fëmija i ISIS pa hezitim i qëllon në kokë dy të burgosur
Janë publikuar në internet pamjet e reja tmerruese, ku shihet një djalë i ri duke i ekzekutuar të burgosurit e Shtetit Islamik në brigjet e Lumit Tigris...

Në pamjet e xhiruara gjatë vitit të kaluar në Tikrit, djaloshi i ri shihet duke i qëlluar në kokë së paku dy persona, pasi të rriturit i sjellin të burgosurit duke i zvarritur para tij.
Duke i injoruar lutjet e të burgosurve për mëshirë, fëmija pa hezituar e merr pistoletën më të dyja duart dhe e tërheq këmbëzën duke i qëlluar në kokë.
Më pas trupi i të vrarëve hidhet në lumë, i cili shpejt e merr ngjyrën e kuqe të gjakut.
Imazhet e fëmiut vrasës janë vetëm një pjesë e vogël e pamjeve të rënda të videos 22 minutëshe, të publikuar nga xhihadistët gjatë fundjavës.
Sipas DailyMail, xhirimet janë bërë gjatë maskarës së Speicher të vitit të kaluar, një mizori e cila ka lënë rreth 1700 persona të vdekur dhe radhitet si njëra ndër masakrat më të këqija që kanë ndodhur në Irak gjatë dekadës së kaluar.
Djem te rinj shihen duke rënë nga makinat dhe duke u lutur për jetët e tyre, para se të shtrihen nëpër varret e cekëta dhe të mbulohen me plumba.
