Aktgjykim, tre vite burg për Verushevskin

16.07.2015 16:38

Tre vite burg iu shqiptuan sot ish drejtorit të DSK-së, Zoran Verushevskit, për armëmbajtje pa leje...

Pasi që gjykatësja i shqiptoi dënimin,  Verushevski u kthye drejt gazetarëve dhe shpërndau deklaratë me shkrim, duke thënë se kjo nuk është drejtësi dhe se nuk e njeh gjykatën.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është sistem partiak, agresion patologjik mbi lirinë dhe demokracinë, mbi sundimin e drejtësisë dhe ligjit shtetëror, mbi integritetin dhe dinjitetin. Dhe unë si Zoran Zaev, këtë gjykatë nuk e njoh, sepse ai nuk mund të ndalojë kohën e lirisë dhe demokracisë e cila me të gjithë forcën e saj vjen në Maqedoni”-  thuhet në deklaratën me shkrim të Verushevskit.

Avokatët paralajmëruan ankesë deri te gjykata më e lartë.

“Në takimin tonë të fundit ju thamë që presim vendim për liri, por si duket akoma punojnë nën presion të qeverisë”- tha avokati, Angele Ilievski.

Ai iu shpërndau gazetarëve edhe një kumtesë që përmbante fjalët e njëjta që tha në gjykatë. Përveç kësaj, Verushevski akoma është në paraburgim për rastin “Puç”, ku akuzohet për spiunazh, përgjim të paautorizuar dhe audio-incizim, si dhe dhunë ndaj organeve më të larta shtetërore.

Gjykimi ndaj këtij rasti është caktuar për më 5 gusht, ndërsa i akuzuari është edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev. (Sanije Kasami, TVM2)