Në tetor manovra më e madhe e NATO-s, aleanca përgatitet për luftë kundër IS-it

16.07.2015 17:48

Në tetor, NATO do të organizojë manovrat më të mëdha ushtarake në 10 vitet e fundit, të cilat do të përqendrohen në simulimin e luftës kundër “Shtetit Islamik”...

Lajmin e kanë konfirmuar komandantët e aleancës, sipas të cilëve manovrat do të zhvillohen në tërë rajonin e Mesdheut, e madje si vëzhguese është ftuar edhe Rusia.

Zyrtarët e NATO-s këto manovra i kanë përshkruar si më të vështirat deri më tani.

Në to do të ushtrohen reagimet ndaj kërcënimeve që vijnë nga toka, deti dhe ajri. Në këto manovra do të marrin pjesë 36 mijë ushtarë nga mbi 30 shtete, përfshirë këtu edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e aleancës, si Suedia dhe Austria.